Lajme

Fushë-Kosova, lagjja “Kalabria”, Drenasi e Obiliqi pa ujë të pijshëm

Ilustrim.
Ilustrim.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar të hënën se turbullira të ujit janë shfaqur edhe në kanalin e Ibër Lepencit, gjë që ka çuar deri në ndërprerjen e furnizimit me ujë të pijshëm në Fushë-Kosovë, lagjen “Kalabria” në Prishtinë, Drenas dhe Obiliq.

KRU “Prishtina” përmes një njoftimi ka bërë të ditur se këto turbullira kanë ndodhur si pasojë e reshjeve të dendura të shiut ditëve të fundit.

“Si shkak i kësaj, kemi nivel të lartë të turbullirës, nivel që bënë të pamundur trajtimin e ujit për pije, konform standardeve dhe teknologjisë që posedojmë. Me qëllim që të ruajmë kualitetin e ujit për pije, jemi të detyruar të ndërprejmë furnizimin me ujë të pijshëm Fushë Kosovën, lagjen “Kalabria” në Prishtinë (një pjesë), Drenasin dhe Obiliqin”, thuhet në njoftimin e kësaj kompanie.

KRU “Prishtina” nuk ka njoftuar se kur do të rikthehet furnizimi me ujë të pijshëm në këto zona, ndërsa ka thënë se në momentin që kushtet lejojnë që uji të trajtohet dhe të garantohet cilësia e duhur pas trajtimit, do të rikthehet edhe furnizimi në gjendjen normale. 

/Shqip.com