Sport Shqiptar

Fusha e 2 Korrikut po merr pamje tjetër

Fusha e skuadrës së 2 Korrikut nga Prishtina do të marrë pamje tjetër pas investimeve që po bëhen nga Komuna e Prishtinës.

Drejtor i drejtorisë së sportit, Granit Rugova, ka inspektuar punimet në tribunën lindore të fushës së 2 Korrikut, ku ka potencuar se janë duke punuar intensivisht për rregullimin e saj.

“Po punohet intensivisht në tribunën lindore të FC 2 Korriku, në një ndër klubet më të vjetra në Prishtinë, trashëgimia sportive e kryeqytetit tonë, çerdhe e talentëve të jashtëzakonshëm. Qysh në fillim të mandatit jemi zotuar se do të mbështesim klubet tona sportive në të gjitha format në misionin për ta shndërruar Prishtinën qytet të sportit. Investimet dhe mbështetjet nuk do t’i ndalim”, ka shkruar Rugova.

/Shqip.com