Sport Ndërkombëtar

Fury zgjodhi një rival tjetër, ky është reagimi nga Usyk

Pak ditë pasi boksieri britanik Tyson Fury (kampion bote WBC) zyrtarizoi duelin ndaj Francis Ngannou, ish-kampion i peshës së rëndë në MMA, ka reaguar kampioni tjetër i botës në peshën e rëndë, boksieri ukrainas Oleksandr Usyk.
Ai i ka bërë një ftesë për të dueluar në ring irlandezit Conor McGregor.

“Pashë që Conor McGregor vuri një peshë të konsiderueshme në trupin e tij. Hej Conor, pse të mos luftojmë edhe ne të dy në Wembley?”, u shpreh Usyk për “Seconds Out”, kur u pyet për sfidën e ardhshme të Fury.

Një ftesë më së shumti në formë shakaje, por që irlandezi nuk ka kthyer ende përgjigje.

McGregor ka dueluar edhe më parë në ring, kur u përball me Floyd Mayweather, në vitin 2017.

Tyson Fury është kritikuar pasi ka zgjedhur të përballet me një luftëtar MMA dhe jo me një boksier të vërtetë të nivelit botëror nga fansat dhe ekspertët. “Unë nuk kam ambicie tjetër veç duelin ndaj Tyson Fury”, shtoi Usyk.

/Shqip.com