Sport Ndërkombëtar

Fury – Usyk, vazhdon lufta në distancë

Boksieri britanik Tyson Fury, kampion bote në peshën e rëndë (WBC) ka rrëfyer sot për “Daily Mail” se ukrainasi Oleksandr Usyk (mban titujt WBA, WBO, IBF) ka refuzuar 15 milionë euro për një duel ndaj tij, në prill të këtij viti.

Sipas Fury, kjo shumë ishte pjesë e marrëveshjes që kishin bërë dy boksierët, ku Fury do të merrte 70për qind të të ardhurave (33 milionë euro), ndërsa Usyk 30 për qind të të ardhurave (15 milionë euro).

Kjo sfidë duhej të ishte zhvilluar në “Wembley”, por u anulua pasi palët nuk e firmosën atë.

Tyson Fury dhe Oleksander Usyk

“Usyk është një idiot. Iku me vrap nga unë dhe nga fitimi prej 15 milionë euro. Ndërsa tani do të duelojë ndaj një tjetri (Dubois) për vetëm 6 milionë euro. Qesharak”, u shpreh Tyson Fury në rrjetet sociale.

Menjëherë ka ardhur reagimi i menaxherit të Usyk, Krassyuk, që tha: “Fury kërkon të mashtrojë njerëzit me këto shifra, duke thënë se është maksimumi që mund të marrë boksieri im. Ai harron se ndaj Joshua mori katër herë më tepër se ajo shumë”, referuar faktit se ukrainasi mori 65 milionë euro nga dueli me Joshua në Arabi.

/Shqip.com