Sport Ndërkombëtar

Fury thotë se nuk do të përballet kurrë me Anthony Joshuan

Tyson Fury

Tyson Fury ka fajësuar egon e Anthony Joshua dhe interesat e biznesit për mos zhvillimin e përballjes së  tyre të 3 dhjetorit në Cardiff – dhe këmbënguli që dyshja nuk do të ndeshen kurrë.

Ai e pranoi se ai ka nevojë për ndihmë sepse ai “dëshiron të jetë jashtë boksit” por “nuk mund ta lëshojë”.

Mbreti i peshave të rënda të WBC i ofroi AJ, 40 për qind të fitimeve të tyre të mundshme, pas dy humbjeve të Oleksandr Usyk, shkruan The Sun.

Por ai u zhgënjye me ekipin AJ që nuk ktheu një kontratë përfundimtare të nënshkruar dhe vulosur dhe tani është vendosur të vazhdojë përpara dhe të përballet me Derek Chisora .

 “Oferta ishte 60-40 dhe ata kishin kontratat për dy javë dhe ende nuk e nënshkruan atë. Ata kanë fajësuar ‘arsye komerciale’ çfarëdo që do të thotë kjo. Nëse do të lejoni që një sponsor të pengojë luftën më të madhe në historinë britanike të boksit, atëherë duhet të rigrupoheni”, tha ai.

Fury tani do të bëjë një luftë të katërt me Deontay Wilder.

/Shqip.com