Sport Ndërkombëtar Një karrierë - pa e ditur shijen e humbjes

Fury nuk gjunjëzohet, e mbron titullin e kampionit

Në një atmosferë të zjarrtë në “Wembley Stadium”, me mbi 90 mijë shikues, Tyson Fury e ka mbrojtur titullin e kampionit në WBC.

Ai e mbylli karrierën pa asnjë humbje të vetme.

Momente nga takimi

Ani pse kjo ndeshje pritej të ishte tejet e fortë, Fury arrit që të fitojë me nokaut – në raundin e gjashtë.

Ai i tregoi botës edhe një herë – se nuk është rastësisht kampion i pamposhtur.

https://twitter.com/itsz4yn__/status/1517982072815890432?s=20&t=hWKWc5QP9wf84XI2Ld5MKw
Momenti i nokautit

Ani pse përball vetes pati një boksier tejet të vështirë si Dillian Whyte, Fury ia arriti qëllimit.

Për 33 vjeçarin kjo ishte fitorja e 33-të në boksin profesionist.

Pas fitores ai u shpreh tejet i lumtur që triumfoi në shtëpinë e tij në Londër, dhe tha se “nuk mund ta besojë që mni 90 mijë shikues më përkrahen sonte. Faleminderit me gjithë shpirt”.

Teksa, po ashtu e konfirmoi faktin që ky mund të jetë meçi i tij i fundit.

Barazimi i vetëm që Fury ka në karrierë ishte – kundër Wilder, të cilin më pas e kishte mposhtur me nokaut./Shqip.com