Sport Ndërkombëtar

Fury: Nëse do ta stërvitja Anthony Joshua-n, ai patjetër do të mundte Oleksandr Usyk

Anthony Joshua-Tyson Fury

Me 25 shtator, Anthony Joushua i humbi titujt WBA, IBF, WBO, dhe IBO, pasi u mposht nga Olekasand Usyk.

Tashmë, anglezi është u përgaditur për ndeshjen e dytë, ndërsa një debat i ri është duke u zhvilluar në publik, shkruan Shqip.com.

Tyson Fury i kishte bërë thirrje publike Joshuas që të stërviste me të, pasi sipas tij, atëherë do të dilte fitues ndaj ukrainasit.

“Unë e di se nëse do ta stërvitja Joshua-n, ai patjetër do të mundte Oleksandr Usyk. Ky është një fakt,” tha Fury për BT Sport.

Anthony Joshua vs Usyk: Oleksandr Usyk becomes the unified heavyweight  champion with a unanimous decision over Anthony Joshua - SportyHub
Momente nga takimi, Joshua-Usyk

Ai po ashtu shtoi se “Dhe unë do të isha i hapur për ta bërë këtë. Do të isha shumë i hapur për mua dhe SugarHill duke e trajnuar atë. Do ta bëja falas, sepse nuk më duhen paratë. Nuk do t’i merrja paratë gjithsesi. Ne nuk do ta merrte atë sfidë pa problem. Unë garantoj se do ta mposhtte atë”.

Këtë deklaratë publike pa një përgjigje nuk e ka lënë as Joshua, i cili ka thënë se Fury është i mirëkpritur të stërvitet me të, kur të dojë.

Photos: Tyson Fury, Deontay Wilder - Final Press Conference - Boxing News
Tyson Fury

“Ai është më shumë se i mirëseardhur të vijë këtu përmes kësaj dere, ai mund edhe të bëjë sparring me mua madje. Më duhet një trajner i cili e ka përjetuar boksin, prandaj do të jetë diçka e përsosur”, tha Joshua.

Se a do mbesin vetëm “fjalë në ajër”, apo edhe do të ndodhë diçka e tillë, mbetet të shihet.

Sa i përket karrierës së tyre si profesionistë, Anthony ka zhvilluar 26 meçe, ka 24 fitore, ndërsa ka humbur në dy prej tyre. Kurse, Fury ka 31 fitore nga 32 ndeshje dhe një barazim – ndaj Deontay Wilder./Shqip.com