Fury mund të takohet me Usyk

Dëshira e “Gypsy King” duket që do të realizohet.
Meçi ndërmjet Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk – po raportohet që është shumë afër të ndodhë, sipas burimeve të “Daily Mail”.
Fury e kishte shprehur dëshirën për një “luftë” kundër ukrainasit që një kohë të gjatë.
Anthony Joshua është në prag të pranimit të një pagese marramendëse prej 15 milionë funte për të hequr dorë dhe për të lejuar rivalin Tyson Fury të luftojë Oleksandr Usyk.

Joshua u mund nga Usyk shtatorin e kaluar finalen e tyre në stadiumin e Tottenham Hotspur, por ka një marrëveshje për një revansh në kontratën e tij me ukrainasin.
Pavarësisht kësaj, organizatorët janë tejet të entuziasmuar për të bërë një ndeshje në peshën e rëndë midis Fury dhe Usyk.
Sipas The Telegraph, Joshua është në prag të pranimit të 15 milion paund, por dëshiron që të luftoi me fituesin e meçit Fury-Usyk.

Dillian Whyte ishte gjithashtu në linjë për një përballje me Fury, teksa besohet se është afër pranimit të një tarife prej 5 milionë funtesh për të qëndruar mënjanë. /Shqip.com