Fury: Lufta me Usykyn duhet të ndodhë gjatë këtij viti
Publikuar:
(16.05.2023 09:05:03)

Boksieri Tyson Fury ka thënë se lufta me kampionin aktual Oleksander Usyk duhet të ndodhë gjatë këtij viti.
Fury madje u shpreh i bindur se do ta mposht ukrainasin.
“Lufta duhet të ndodhë, duhet të ndodhë këtë vit. Unë mendoj se është një punë e lehtë, punë e drejtpërdrejtë.
Unë do ta godas atë, ai do të bie në dysheme, pastaj do të dal dhe do të dehem në qendër të qytetit”, u shpreh kampioni i peshave të rënda, Tyson Fury.
Kujtojmë, një lufë mes tyre është paralajmëruar që një kohë të gjatë, por që palët s’kishin arritur të merreshin vesh.
/Shqip.com