Sport Ndërkombëtar

Fury: Joshua nuk do të përballet me mua

Kampioni i peshave të rënda në WBC, Tyson Fury po kërkon të përballet me Anthony Joshua për Titullin e Botës.

Por, sipas Furyt, Joshua nuk do të luftojë me të në meçin që do të mbahej më vonë këtë vit, shkruan BBC.

34-vjeçari i ofroi Joshuas luftën, pavarësisht se 32-vjeçari nuk arriti të rifitonte rripat WBA (Super), WBO dhe IBF pasi humbi ndaj Oleksandr Usyk.

Ekipi i Joshua tha se ata “kanë pranuar të gjitha kushtet” për ofertën.

Por Fury e mohoi një gjë të tillë.

“Unë do të luftoj më 3 dhjetor nëse Joshua nuk e nënshkruan këtë kontratë, gjë që nuk mendoj se do ta bëjë. Ju e keni pasur kontratën për sa kohë dhe nuk do ta nënshkruani atë. Ju nuk dëshironi të luftoni”, tha ai.

Para se të konfirmonte luftën me Joushuan, Usyk kishte shprehur dëshirën për tu përballur me Furyn./Shqip.com