Sport Ndërkombëtar

Fury: Jam boksieri më i mirë i të gjitha kohërave – në kategorinë e rëndë

Tyson Fury

Tyson Fury e nokautoi Dillian White në raundin e gjashtë dhe e mbrojti titullin e botës në WBC.

Teksa, pas këtij sukesei e ka quajtur vetën “boksieri më i mirë që ka garuar ndonjëherë në kategorinë e rëndë”.

“Unë jam boksieri më i mirë që ka garuar në kategorinë e rëndë, nuk ka pasur kurrë një që mund të më mundte. Unë nuk jam thjesht i sigurt. Unë kam një zemër luani, mendësia e Magjistarit Oz, është ajo që është”.

Për 33 vjeçarin sipas të gjitha gjasave kjo ishte ndeshja e fundit në karrierë, pasi para meçit kishte deklaruar se do të tërhiqet.

Gjatë karrierës së tij – si profesionist ai zhvilloi 33 meçe, fitoi 32 herë dhe njëherë u ndal me barazim nga Deontay Wilder.

Ai nuk e ka shijuar asnjëherë ndjesinë e humbjes – dhe mbetet të shihet nëse do të rikthehet edhe ndonjëherë në ring. /Shqip.com