Sport Ndërkombëtar

Fury i kërkon 500 milionë euro për tu përballur ndaj Usyk

Tyson Fury

Karrierën në boks – e mbylli me nokaut ndaj Dillian Whyte – si kampion i botës.

33 ndeshje, 33 fitore.

Por, Tyson Fury mund të ngritet përsëri në ring. Kësaj rradhe për tu përballur me Oleksander Usyk – që është kampion i botës në peshat e rënda.

Ama, Fury e ka një kusht: 500 milionë euro.

Përmes një video të postuar në Twitter ku shihet duke vrapuar ai tha: Përshëndetje djem. Të gjithë atyre që duan të bëjnë luftën, do t’ju jap shtatë ditë kohë, deri më 1 shtator, për të ofruar paratë. Nëse jo, faleminderit shumë. Unë jam në pension.

Kjo video e tij vie si përgjigje, pasi Usyk i kërkoi atij një përballje – pasi e mposhti Anthony Joshuan.

Një meç i tillë do të ishte tejet interesant, sepse asnjëri nuk ka humbje në karrierë.

Mbetet të shihet – nëse diçka e tillë do të ndodhë, apo Fury do vazhdojë t’i të varuara dorezat e boksit./Shqip.com