Sport Ndërkombëtar

Fury befason me deklaratën e tij

Boksieri britanik Tyson Fury, kampion bote në peshën e rëndë (versioni WBC) ka postuar në rrjetet sociale se rikthimi i tij në ring është pranë.

34-vjeçari, i pamposhtur në karrierën e tij (33 fitore e 1 barazim), iu drejtua fansave të tij me një eklaratë surprizë për të ardhmen e tij.

“Ne po vijmë dhe po sjellim dhimbje me vete. Ne po sjellim shumë dhimbje. Qëndroni të informuar. Njoftimi po vjen dhe unë e kam thënë disa herë, Jam  shumë i emocionuar”, shkroi Tyson Fury në rrjetet sociale, duke folur për rikthimin e tij në ring këtë verë.

Tyson Fury dhe Oleksander Usyk

Fury nuk duelon që prej dhjetorit të vitit të kaluar, kur mundi për të tretën herë në karrierë Dereck Chisora. Këtë pranverë nuk u finalizua sfida me Oleksandr Usyk, që do të unifikonte titujt kampionë bote, ndërkohë që WBC pret që ai të ngjitet në ring këtë verë për të mbrojtur titullin.

Ndërkohë që, përflitet për një mbrëmje magjike në Arabinë Saudite mes katër boksierëve më të mirë të peshës së rëndë, mes të cilëve edhe Fury. Në atë mbrëmje, britaniku do të përballet me Usyk, ndërsa sfida tjetër do të jetë ajo mes Anthony Joshua e Deontay Wilder.

/Shqip.com