“Furia e Kuqe” dhe “gjelat” përballen sonte në “San Siro”
Me fillim nga ora 20-45, Spanja dhe Franca do takohen në “San Siro” në kuadër të finales në Ligën e Kombeve.
“La Roja”, paraprakisht kishte mposhtur Kampionët e Evropës në gjysmëfinale të këtij kompeticioni, shkruan Shqip.com.
Ndërsa, në anën tjetër, Franca kishte dalë fituese ndaj Belgjikës.
Kjo ndeshje do jetë tepër interesante për disa arsye.
“Furia e kuqe” nuk ka fituar as një trofe qysh nga viti 2012 dhe ndeshja e sontme do jetë një test i vështirë për ta.
Të udhëhequr nga Luis Enrique, ky ekip përbëhet nga shumë futbollistë të rinjë në moshë, ndërsa kapiten është veterani, Sergio Busqutes.
“Zbulimi” i fundit në këtë skuadër ka qenë Pablo Martín Páez Gavira, i cili me vetëm 17 vite në supe e “zotëroi” mesfushën ndaj Italisë.
Interesante do jetë nëse strategu spanjoll do i besojë atij dhe Pedrit që është 18 vjeçar dhe ta i vendos si tandem në mesfushë me Gavin. Dyshja janë bashkëlojtar edhe te Barcelona.
Ndërsa, në taborin e kombëtares franceze ka një presion më të madh për fitore, pasi në Evropian kishin “dështuar” ndaj Zvicrës dhe Didier Deschamps është përballur me shumë kritika qysh nga atëherë.
Vëmendje të madhe në këtë takim te Kampionët e Botës do ketë Theo Hernandez, i cili me golin e shënuar në minutën e fundit të ndeshjes ndaj Belgjikës ja siguroi ekipit të tij “biletën” për në finale.
Nëse “gjelat” nuk fitojnë sonte, mundësitë që një emër i ri të vie në krye të tyre janë të mëdha.
Në përgjithësi, këto dy skuadra janë takuar tetë herë, të dyja kanë arkëtuar nga tre fitore, kurse kanë regjistruar edhe dy barazime./Shqip.com