Lajme

Fundoset varka e peshkimit afër Ishullit të Sazanit, rrezikohet jeta e dy peshkatarëve

Në ditën e sotme është rrezikuar jeta e dy peshkatarëve në afër Ishullit të Sazanit pasi varka e tyre e peshkimit u fundos në ujë.

Siç raporton Abcnews.al, në ndihmë peshkatarëve iu ka ardhur roja bregdetare e po ashtu edhe policia kufitare që ka arritur në vendin e ngjarjes.

Sipas raportimeve, dyshohet se varka kishte pasur defekte për çka edhe marinarët kishin dhënë sinjalin SOS.

Përveç dy peshkatarëve, askush tjetër nuk ishte në ekuipazh.

/Shqip.com