Sport Shqiptar

Fundjava “e zjarrtë” me Drag Race

Kalendari i garave në Federatën e Auto Sportit të Kosovës (FASK) vazhdon të jetë shumë i ngjeshur, me gara në disiplina të ndryshme, pothuaj në çdo fundjavë.

Me këtë ritëm do të jemi edhe në javët e ardhshme, ndërsa në radhë është gara e dytë e disiplinës Drag Race.

Në pistën e vjetër të aeroportit në Sllatinë, fundjava do të jetë “e nxehtë”, jo vetëm nga temperaturat, por edhe rivaliteti e atraktiviteti  në garë.

Disa nga garuesit, të cilët zakonisht arrijnë rezultate të mira, tashmë e kanë konfirmuar pjesëmarrjen.

Në mesin e  pjesëmarrësve do të jenë edhe fituesi i garës së kaluar, Leutrim Isufi, pastaj rekordmeni dhe fituesi i shumëfishtë Skender Potera dhe garues tjerë tashmë të dëshmuar në këtë disiplinë.

Ndërkohë, klubi organizator, Eurogoma RT në bashkëpunim me FASK-un i kanë bërë përgatitjet e duhura dhe presin që gjithçka të shkojë në mënyrën më të mirë.

/Shqip.com