Lajme

Fundjava e vranët dhe shi

Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot i vranët dhe me shi.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-19 gradë Celsius.

IHK njofton se të dielën do të mbajë mot kryesisht me diell, por edhe me vranësira të shpërndara të cilat më të fokusuara do të jenë për gjatë relievit malor.

Në fushat termike parashihet të kemi rritje për 3-6 gradë Celsius. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare.

Pas këtyre reshjeve të intensitetit të mesëm deri të lartë, ku shkaktuan vështirësi në shumë pjesë të Kosovës dhe dëme në fushën e bujqësisë, java e ardhshme parashihet me kushte tipike verore, pasi që merkuri në termometër parashihet të arrijë vlerat e 30-31 gradë Celsius dhe reshjet do të ndërpriten përkohësisht.

/Shqip.com