Sport Ndërkombëtar

Fundi i një epoke, vetëm një “Top i Artë” ka mbetur në Evropë

Një epoke i ka ardhur fundi dhe një tjetër e re pritet të nisë. Futbolli evropian po përballet me një rigjenerim brezash, teksa lojtarët që kanë shkruar historinë në dy dekadat e fundit po largohen një e nga një. Cristiano Ronaldo, Lionel Messi dhe Karim Benzema u larguan nga Evropa dhe tashmë i vetmi fitues aktiv i “Topit të Artë” që luan në Kontinentin e Vjetër është Luka Modrici, megjithëse nuk do ta bëjë një gjë të tillë edhe për shumë kohë.

Largimi i Ronaldos dhe tashmë i Messit i jep fund dominimit shumevjeçar të dy ikonave të futbollit botëror në top 5 ligat më të mira të këtij sporti. Një rivalitet që ka shoqëruar prej vitesh futbollin e që ka bërë tifozë nga mbarë bota të dashuroheshin gjithnjë e më shumë me këtë sport, duke i bërë edhe më të bukura e emocionuese përballjet në fushën e lojës.

Por koha ecën pa u ndalur dhe ashtu siç rrokulliset topi në tapetin e gjelbër, rrokullisen edhe epokat. Epoka Messi-Ronaldo përfundoi dhe Evropa është gati të shijojë një epokë të re, atë Haaland-Mbappe.

/Shqip.com