Sport Shqiptar

“Fundi i Mitit” – Veliu ironizon me Munishin

Franc Veliu

Franc Veliu po lexon veprën “Fundi i Mitit” – e shkruar nga Ali Podrimja.

Por, krahas veçantisë të këtij libri, e veçantë është edhe dita që ai zgjodhi ta publikoi foton duke e lexuar. Pikërisht sot, kur u shkarkua trajneri i SC Gjilanit, Ismet Munishi.

Duket që mbrojtësi nga Shqipëria i është gëzuar këtij vendimi – për shkak se nuk gjente vend në formacionin titullar të Munishit.

Fotografia e postuar nga Veliu

“Ismet Baba” e preferonte ta inkuadronte Yll Hoxhën në krahun e majtë të mbrotjes, teksa Veliu shumicën e kampionatit e shikoi nga stoli.

Se kush do të jetë trajner i ri i “skifertave” nuk dihet ende, teksa mbetet të shihet nëse Franc Veliu do jetë titullar në të ardhmen.

Sa i përket formës ekipore, Gjilani gjendet në vendin e tretë në tabelë, me 55 pikë të grumbulluara.

Nëntë më pak se Ballkani që është lider – dhe me pikë të njëjta me Dritën që është në vendin e dytë./Shqip.com

Tabela e Superligës