Fulhami rikthehet në Premierligë

Fulham United është ekipi i parë që ka siguruar biletën për Premierligë.
Skuadra nga Londra është rikthyer në elitën e futbollit anglez vetëm pas një sezone mungese aty.
Të martën mbrëma, ata fituan 3:0 ndaj Preston North End duke siguruar fitoren e 26-të të sezonit.

Ndër më meritorët mbrëmë ishte edhe Aleksader Mitrovic që shënoi dy gola.
Madje, ai ka thyer rekordin e Ivan Toney me 30 gola – duke shënuar 40 sosh.

“The Cottagers” filloi serinë e mirë me dy fitore pas dy humbjeve si mysafir.
Në sezonin 2020/21 Fulham përfundoi në vendin e 18-të në Ligën Premier.
Kjo është hera e dytë që klubi bën rikthim të menjëhershëm në EPL pas rënies, duke bërë të njëjtën gjë edhe në sezonin 2019/20.

Përndryshe, ekip tjetër që pritet t’i bashkohet suadrës nga Marco Silva, pasi që pozicionohen në vendin e dytë me 77 pikë të tubuara pas 41 ndeshjesh. /Shqip.com
