Sport Ndërkombëtar

Fulham – Manchester City, zbulon 11-shet startuese

Manchester City do të luajë si mysafir i Fulham në kuadër të javës së 34-të të Premierligës.

Qytetarët janë në një seri të jashtëzakonshme, ku me 73 pikë mbajnë vendin e dytë, me dy pikë më pak se Arsenali.

Të besuarit e Pep Guardiolas kanë dy ndeshje më pak të zhvilluara dhe gara për titull është në duart e tyre.

Në anën tjetër Fulham është në mesin e renditjes me 45 pikë.

Të dy trajnerët kanë publikuar formacionet me lojtarët që iu besojnë në këtë takim.

Fulham: Leno; Tete, Adarabioyo, Ream, Robinson; Reed, Palhinha; Wilson, Andreas Pereira, Decordova-Reid; Carlos Vinicius

Man City: Ederson; Akanji, Stones, Rúben Dias, Walker; Rodri; Mahrez, Gündogan, Grealish; Julián Álvarez, Haaland.

/Shqip.com