Sport Ndërkombëtar

Fulham ia fillon mirë Premier Leagues, në epërsi ndaj Liverpoolit pas pjesës së parë

Skuadra e sapo promovuar në Premier League, Fulham ka befasuar me paraqitje pas 45 minutave të parë në elitën e futbollit anglez.

Skuadra e Fulham janë duke e mposhtur Liverpoolin, me rezultat minimal 1:0, pas pjesës së parë.

Golin e vetëm në këtë pjesë e shënoi Aleksandar Mitrovic në minutën e 32.

Liverpooli pati disa mundësi shënimi, por nuk arriti t’i shfrytëzoj ato.

Fillimisht goli i Luis Diaz u anulua për pozicion jashtë loje, kurse rastin e dytë e Diaz e ndali traversa.

Kjo është vetëm ndeshja e dytë e Premier Leagues për këtë stinor, derisa në ndeshjen e parë Arsenal mposhti Crystal Palace./Shqip.com