Sport Shqiptar Para udhëtimit në Brazil, Goncalves, duhet të fokusohet te Istogu e fillimi i Superligës së Kosovës

Ftesë ëndrrash – Hendbollistja e Istogut do të luajë për Brazilin

Sezonin e kaluar e ndihmoi Istogun të fitojë dy tituj.

Performancat e Luna Goncalves duket se kanë lënë përshtypje edhe në Brazil.

Goncalves, pas katër vjetësh mungesë ka arritur që të fitojë një vend në skuadrën e Amerikës jugore.

Thirrja ka ardhur si e papritur për hendbollistën.

“Të them të drejtën nuk e prisja të më tirrnin me kombëtaren. Nuk kam qenë pjesë e kombëtares që katër vite dhe ishte me të vërtet një surprizë e madhe për mua. Skuadra dhe trajneri janë të lumtur për mua. Do t’i bashkohem Brazilit dhe do të kthehem sa më shpejt”, tha ajo.

Trajneri i Istogut, Faruk Shala, për Shqip.com ka thënë se thirrja e Goncalves është një vlerësim i larë për klubin.

“Të them të drejtën nuk e kam pritur qe hendbollistja jonë Luna Goncalaves të ftohet në kombëtaren e Brazilit. Për faktin që brazili ka hendbolliste në top klubet evropiane, megjithatë hendbollistja jonë çmohet shumë në Brazil dhe në shumë klube evropiane ku ka luajtur. Sigurisht ndihemi shumë të vlerësuar që ajo do të jetë pjesë e një përfaqësuese ku bëjnë pjesë disa ndër hendbollistet më të mira në botë, edhe si trajner i dëshiroj shumë fat dhe suksese asaj dhe përfaqësueses së saj”, tha ai.

Por, para udhëtimit në Brazil, Goncalves, duhet të fokusohet te Istogu e fillimi i Superligës së Kosovës.

Qëllimet janë të qarta – përsëritja e suksesit të stinorit të kaluar.

“Ne presim atë që e arritëm edhe stinorin e kaluar. Të fitojmë dy titujt Ligën dhe Kupën është qëllimi ynë. Për ndeshjet Evropiane ne duam të shkojmë sa më larg që është e mundur, për mua ne duhet të jemi së paku në 16-të skuadrat më të mira. Shpresoj të arrijmë çerekfinalen”, tha braziliania.

Por, ndeshja e parë e sezonit nuk do të jetë aq e lehtë, pasi kampionet në fuqi do të kenë disa mungesa.

“Kemi tri mungesa për këtë ndeshje për shkak të mos kompletimit te dokumentacionit, Tina Hetemi, Arlinda Dinarica dhe Nihed Limem nuk do të jenë në këtë ndeshje, mirëpo prej ndeshjes se radhës ato do te jenë pjesë e formacionit tonë. Megjithatë skuadrës i kthehet kapitenia Albina Rugova dhe Pranvera Ferataj, ne presim të arrijmë të zhvillojmë lojën ton”, e ka konfirmuar trajneri i skuadrës, Shala.

Mbrojtjen e titullit Istogu e fillon të shtunën, kur do të përballet me Samadrexhën me fillim nga ora 18:00./Shqip.com