Lajme

FSSHK i reagojnë Kurtit: Po e njollos punën tonë, shihemi në grevë

Kryetari i FSSHK-së, Blerim Syla

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, ka paralajmëruar grevë.

Ky paralajmërim ka ardhur pas deklaratës së kryeministrit Albin Kurti në seancën plenare i cili tha se “sindikatat kanë bërë memorandum me PAN-in”.

Nga kjo sindikatë thonë se Kurti po e njollos punën e tyre, duke tentuar të shpërqendroj opinionin nga kërkesa e tyre.

“Njoftojmë opinionin e gjerë publik se ato çfarë thotë Kryeministri Kurti asnjë nuk qëndron, i njëjti me gjuhë të ashpër e urryese njollos punën tonë duke tentuar që në këtë mënyrë të shpërqëndron opinionin rreth kërkesës tonë legjitime asaj të: Rritjen e pagës dhe miratimin e Ligjit të Pagave, ku për realizimin e të cilave do t’i përdorim të gjitha mjetet legjitime të reagimeve sindikaliste pavarësisht presionit dhe linçimeve karshi nesh!”, thuhet në njoftim, përcjell Shqip.com.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Më tej në njoftim kanë deklaruar se kryeministri Kurti nuk ka shprehur vullnet që t’i ndihmojë punëtorët shëndetësorë.

“LDK, PDK, AAK, LVV, NISMES, e me dt 23.05.2017 AKR e PD poashtu, ku në pikën e 5 të kësaj kërkese FSSHK cek Ligjin e Pagave duke kërkuar përcaktimin e koeficientëve për të gjithë të punësuarit në sektorin publik me theks të veçantë punëtorët shëndetësorë, mirëpo me sa po shihet sikur se atëherë as sot nuk ka gjetur vullnetin e mirë Kryeministri me partinë e tij që t’ju vihet në ndihmë punëtorëve shëndetësorë me qëllim që t’ju përmirësoj mirëqenien!!”.

Në fund, FSSHK ka parajmëruar se pas protestës do të hyjnë në grevë./Shqip.com