Lajme

FSK-së i shtohen edhe 31 oficerë të rinj

Forcës së Sigurisë së Kosovës iu kanë shtuar edhe 31 oficerë të rinj.

Në fjalimin e tij në ceremoninë e diplomimit të oficerëve,  ministri i Ministrisë së Mbrojtjes Armend Mehaj tha se ndjehet krenar për FSK-së.

“Teksa na ndanë vetëm një ditë nga 15 vjetori i pavarësisë së Kosovës, dua të shpreh para jush krenarinë që ndjejë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, për atë që ju gra e burra përfaqësoni për mua dhe gjithë popullin e Kosovës.

E kjo ndjenjë krenarie s’ka dyshim se është rrjedhojë e një pune të madhe ekipore, investimit ministror në trajnimin e shkollimin e ushtarakëve dhe furnizimin me armatime, mirëpo më shumë se kaq investimin e juaj shpirtëror, gatishmërinë tuaj për t’i përkushtuar jetën atdheut, gatishmërinë për të siguruar jetën e qytetarëve tanë dhe të ardhmen e fëmijëve, ngase armët, tanket nuk janë asgjë nëse nuk ka një shpirt e zemër të fortë, një karakter të qëndrueshëm e vetëmohues që i drejton”, tha Mehaj.

Mehaj tha se bashkëpunimi i qëndrueshëm që kanë krijuar me shtetet partnere është si rezultat i vlerave që përfaqësojnë FSK.

“Bashkëpunimi i qëndrueshëm që kemi krijuar me shtetet partnere është si rezultat i vlerave që përfaqësojmë, dhe reflektim i veprimeve tona. Partnerët tanë njohin qëndrimet tona. Dijnë çka besojmë dhe për çka angazhohemi. Luftojmë vetëm për paqen, ashtu siç të parët tanë, komandanti legjendar Adem Jashari, dëshmorët dhe veprimtarët e kombit bën para nesh. Jemi shtet i vogël por me zemër të madhe”.

Tutje, Mehaj tha se oficerët e të gjithë pjesëtarët e FSK-së do ta kenë përkrahjen e tij dhe të popullit.

/Shqip.com