Lajme

FSK-së i shtohen edhe 251 ushtarë të rinj

Sot është mbajtur ceremonia e betimit dhe certifikimit të 251 ushtarve të rinjë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ministria e Mbrojtjë së Kosovës ka njoftuar se në këtë ceremoni ishte i pranishëm edhe ministri i këtij dikasteri, Armend Mehaj, zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi si dhe përfaqësues nga FSK.

Në fjalën e tij drejtuar rekrutëve të rinj, Ministri Mehaj, ushtarëve të rinj u theksoi se ishin ëndrra më e madhe e popullit tonë, kurse sot jeni realiteti më frymëzues e më krenar që kemi.

“Ne jemi të qëndrueshëm e të pathyeshëm si Adem Demaçi dhe jemi trima si Adem Jashari. Dy Adema na udhëheqin neve, njëri në aspektin politik, tjetri në aspektin ushtarak. Të dy bashkë do të mbesin prijësit tanë të përjetshëm.” tha ndër të tjera Ministri Mehaj.

Tutje, Mehaj tha se rruga drejtë suksesit është e pamundur pa SHBA-në dhe NATO-n.

” Rruga drejtë suksesit është e pamundur pa aleatët tanë, pa SHBA-në dhe NATO-në, ne do të kultivojmë gjithmonë raporte të shëndosha, të ndërtuara mbi bazën e sinqeritetit dhe besimit reciprok, sepse mbi të gjitha besimi ndërton aleanca të pathyeshme. Për besimin, për BESËN jemi të njohur ndër shekuj si popull. Vizioni, misioni dhe amaneti ynë është anëtarësimi i Kosovës në NATO”.

Kurse, fjalimin Mehaj e përmbylli duke I falëndëruar familjarët e pjestarëve të rinj të FSK-së

Ndërsa, Zv.Komandanti i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, Kolonel Mehmet Lladrovci, duke iu drejtuar ushtarëve, familjarëve dhe të pranishmëve, theksoi se 251 ushtarët e rinj kanë kaluar me sukses të plotë stërvitjen ushtarake bazë.

Po ashtu, Lladrovci i uroi atyre suksese në sfidat e radhës në ushtri, ndërkaq familjarët e tyre i falënderoi për përkrahjen e dhënë.

Në ceremoni u prezentuan edhe emrat e ushtarëve dhe instruktorëve më të dalluar përgjatë nëntë javëve të kursit përkatës./Shqip.com