Lajme

FSK marshon në Mitrovicë

Forca e Sigurisë së Kosovës në kuadër të aktiviteteve të planifikuara ka marshimet kondicionale dhe taktike.

Regjimenti i Tretë i Forcave Tokësore (R3KFT), ka realizuar marshimin kondicional për të cilin kanë qenë të njoftuar Komandanti i Batalionit të KFOR-it, dhe stafi i tij të vendosur në bazën e KFOR-it në Maxhunaj.

Në kuadër të planit mujor të trajnimeve për muajin Qershor 2023, me datë 23.06.2023, R3K, ka realizuar marshimin 12 km në zonën e përgjegjësisë, zona e Mitrovicës.

“Marshimi është realizuar duke filluar nga ora 0900L nga kazerma “Minatori” në drejtim të fshatrave Bajr, Frashër i Vogël dhe Frashër i Madh. R3K në këtë marshim ka marrë pjesë gjithsej me 215 pjesëtar. Qëllimi i këtij marshimi ka qenë mbajtja dhe përmirësimi i gatishmërisë fizike të pjesëtarëve të R3K. Marshimet janë aktivitete të zakonshme të njësive të FSK-së, dhe realizohen disa herë përgjatë vitit kalendarik në pjesë të ndryshme të Kosovës”, thuhet në njoftim.

/Shqip.com