Lajme

FSK fiton medalje të argjendtë për përformancë në garat ushtarake

NË mesin e 107 ekipeve ushtarake ndërkombëtare, Forca e Sigurisë së Kosovës ka fituar medalje të argjendë në përformancë për gara ushtarake.

Siç ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes, gara ushtaraku në të cilën është bërë vlerësimi ka qenë “Cambrian Patrol ‘22”.

Forca e Sigurisë së Kosovës çdo ditë e më shumë po tregon nivel të lartë të përgatitjes profesionale përmes sukseseve që po arrijnë në gara të ndryshme ndërkombëtare. Së fundmi, ekipi i Forcës së Sigurisë së Kosovës arriti të marrë medaljen e argjendtë në njërën prej garave ushtarake më prestigjioze në botë “Cambrian Patrol ‘22” që u zhvillua në Britani të Madhe”, thuhet në njoftimin e MM-së.

Sipas këtij dikasteri, FSK-ja ka treguar përformancë të mirë gjatë stërvitjeve dy ditore në Malet e Zeza të Uellsit.

“Në këtë garë pjesëtarët e FSK-së treguan performancë të jashtëzakonshme gjatë stërvitjes 48 orësh në Malet e Zeza të Uellsit, së bashku me 80 ekipe britanike dhe 27 ekipe të shteteve tjera ndërkombëtare”.

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se përformanca e FSK-së është vlerësuar nga këshilltari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, nënkolonel John Hunter, si demonstrim i qartë i përkushtimit dhe standardeve të larta që FSK ka përmbushur.

/Shqip.com