Lajme

FSK e gatshme t’i ofroj trajnime për kërkim-shpëtim ushtrisë maqedonase

Ministri i Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj ka thënë se Forca e Sigurisë s ëKosovës është e gatshme që t’i ofrojë trajnime në fushën e kërkim-shpëtimit ushtrisë maqedonase.

Përmes një postimi në Facebook, Mehaj tha se ushtarët e FSK-së janë mjaftë të pregatitur.

“Aktualisht, FSK është e gatshme që ushtrisë maqedonase t’i ofroj trajnime në fushën e kërkim-shpëtimit, për të cilën ushtarët tanë janë jashtëzakonisht të përgatitur, ndërsa pala maqedonase do të shkëmbej me ne përvojën e reformimit të brendshëm përgjatë rrugëtimit në procesin për anëtarësim në programin e Partneritetit për Paqe, në të cilin synojmë dhe ne të jemi anëtar”, shkroi Mehaj.

Mehaj tregoi se është takuar me ministren e mbrojtjës së Maqedonisë së Veriut Slavjanka Petrovska.

Me Petrovskën, Mehaj tha se janë dakorduar edhe në një fushë që ka të bëjë me integrimin e grave në ushtri.

“Po ashtu një fushë tjetër në të cilën jemi dakorduar të bashkëpunojmë është integrimi i grave në ushtri, shkëmbimi i praktikave më të sukseshme, shkollimi i oficereve dhe trajnimi i tyre është çështje për të cilën do të angazhohemi së bashku”.

Sipas Mehajt, bashkëpunimi rajonal në fushën e mbrojtjes është hap i rendësishëm për paqen e qëndrueshme.

/Shqip.com