Lajme

FSK bëri vlerësimin e disa zonave në Deçan nëse ka helmim

Kapiteni i FSK-së, Xhevahir Hasanaj,

 Tashmë e dy ditë Forca e Sigurisë së Kosovës  është dislokuar në Deçan për të ndihmuar në menaxhimin e situatës pas dyshimeve për helmim të qytetarëve, shkruan SHQIP.

Kapiteni i kësaj forcë, Xhevahir Hasanaj, ka deklaruar se me marrjen e urdhrit ditën e djeshme, janë dislokuar menjëherë në këtë komunë dhe i kanë marr detyrat.

Ai ka thënë që nga vlerësimet e para ka dal që uji nuk është i kontaminuar.

“Na është kërkuar që ta vlerësojmë ujin, dhe sot kemi bërë edhe vlerësimin e disa zonave nëse ka ndonjë helmim nga ajri, dhe rezultatet e para kanë dal që nuk ka kontaminim, por megjithatë po presim edhe rezultatet më të detajuara”, deklaroi Hasanaj për ‘KK’.

Ajo po ashtu u shpreh se nëse është e nevojshme ata do të sjellin edhe më shumë personel dhe se janë të gatshëm 24/7 për t’i dalë në ndihmë qytetarëve të Deçanit dhe të tjerëve që kanë nevojë.

Rreth një mijë e 500 qytetarë dyshohet të jenë helmuar në Deçan, banorët thonë se ky helmim “ka ardhur nga uji”./SHQIP.com