Lajme

FSK: Autoblinda u përfshi nga zjarri për arsye teknike

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka njoftuar për automjetin i cili është parë në autostradë duke marrë flakë. Lidhur me rastin, ata kanë thënë se për arsye teknike të brendshme të instalimit është shkaktuar incidenti.

Tutje, bënë të ditur që kjo ka ndodhur sot rreth orës 14:00 gjatë lëvizjes së konvojit të automjeteve ushtarake të FSK-së nga Prishtina në Istog, përkatësisht në fshatin Krivovë.

“Gjatë këtij incidenti nuk ka pasur të lënduar dhe zjarri është neutralizuar nga vetë personeli i FSK-së me mbështetje të zjarrfikësve”- thuhet në njoftimin zyrtar të FSK-së.

/Shqip.com