Rozë

Fshihet nga YouTube kënga e Azet dhe Zuna

Para ca kohe, u zbulua që Azet dhe Zuna kanë vjedhur totalisht këngën e tyre të re “KMN”, nga producenti i njohur Bini Diez.

Pasi ai doli në publik dhe shpjegoi situatën, shumë fansa u agravuan dhe kërkuan që Azet dhe Zuna të japing përgjigje për këtë situatë.

E shihet që e drejta autoriale në YouTube ka fshirë këngën e tyre.

Përmes rrjeteve sociale, Bini ka bërë të ditur se kënga është bllokuar për shkak të autorësisë nga ana e tij.

“Drejtësia fiton. Kënga Azet dhe Zuna që kishte të drejtën time autoriale u fshi. Edhe pse kisha vendosur per kengen Azet x Zuna që të mos bëj deklaratë publike dhe çështjen ia kam besuar institucioneve ligjore, por për shkak të nxitimit të disa eksponentëve të caktuar të cilët çdo herë janë të gatshëm të bëjnë gjykime publike pa fakte , ne si produksion @diez_music edhe nje here po e dëshmojme vertetësine mbi pasurine tone intelektuale.” – është shprehur ai.

Ndërkaq, deri tash, nga artistët e apostrofuar nuk ka pasur asnjë koment. /SHQIP.com