Sport Shqiptar

FSHF publikon aktivitetet në festimin e kualifikimit

Shqipëria ka nisur të bëhet gati për festën e madhe të kualifikimit për herë të dytë në eventin e madh të futbollit evropian.

Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar se gjithçka nis nga ora 17.45, me hyrjen e tifozëve në ndeshjen që kombëtarja e luan ndaj Ishujve Faroe dhe përfundon në mesnatë me fishekzjarre.

“Bëhuni gati për festën!”, ka shkruar FSHF.

Kuqezinjve u mjafton sonte vetëm një pikë për të qenë në vendin e parë në grup dhe gjasat janë të mëdha ndaj një rivali si Ishujt Faroe.

/Shqip.com