Sport Shqiptar

FSHF njoftim të rëndësishëm për tifozët: Nesër ditë feste, hyrja në stadium prej orës 17:45 – shmangim radhët

Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë me një njoftim të gjithë rëndësishëm për tifozët shqiptarë në prag të ndeshjes Shqipëri-Ishujt Faroe.

Ndeshja që luhet nesër, e hënë, (20 nëntor, ora 20:45), është e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian “Gjermani 2024”.

FSHF njofton tifozët mbi orarin e hyrjes në stadiumin “Air Albania”.

Hyrja e tifozëve në stadium do të nisë nga ora 17:45, njofton FSHF.

FSHF kërkon bashkëpunimin e të gjithë tifozëve shqiptarë që do të ndjekin ndeshjen në stadium të paraqiten në kohë, në mënyrë që të mos krijohen radhë ose vonesa dhe të gjithë të jenë në vendin e tyre në ora 20:45, kur pritet të nisë edhe kjo ndeshje.

20 nëntori duhet të jetë një ditë feste për të gjithë.

Federata Shqiptare e Futbollit ju falënderon për mbështetjen e vazhdueshme dhe të pashtershme që i jepni gjithmonë ekipit Kombëtar. Shpresojmë në mirëkuptimin tuaj dhe në mbështetjen tuaj të përhershme”, thuhet më tej në njoftimin e FSHF.

/Shqip.com