Sport Shqiptar

FSHF ndan fonde për të ndihmuar Ukrainën

Federata Shqiptare e futbollit ka vendosur ta ndaj një fond me para për të ndihmuar Federatën ukrainase, gjatë pushtimit rus.

FSHF ka njoftuar se ka pasur vështirësi të kontaktojë me federatën ukrainase, por do të bëjnë të pamundurën t’i ndihmojnë ata.

Qeveria e futbollit shqiptar ka pasur vazhdimisht komunikime me zyrtarët e Federatës Ukrainase të Futbollit gjatë gjithë kësaj kohe për mënyrën se si pala shqiptare mund të ndihmojë sadopak komunitetit ukrainas të futbollit në këtë moment të vështirë. FSHF në një nga vendimet e fundit ka vënë në dispozicion një fond në mbështetje të Ukrainë”, thuhet në njoftim.

Fondi do të përdorët për të blerë materialet e kërkuara nga ukrainasit, si materiale, ushqime e ilaçe.

Pushtimi i Rusisë po vazhdon, teksa sot po zhvillohet dita e 117-të e luftimeve./Shqip.com