Sport Shqiptar

FSHF-ja planifikon rikthimin e Taulant Xhakës

Ishte muaji nëntor i vitit 2021, kur Taulant Xhaka deklaroi fundin e karrierës së tij me Kombëtaren e Shqipërisë.

Por kur kanë kaluar rreth dy vite, ka një përpjekje nga Shqipëria për ta rikthyer atë në Kombëtare.

Ka qenë media zvicerane “4-4-2.ch” që ka raportuar se FShF po mundohet ta bindë Xhakën të rikthehet te Shqipëria dhe t’i ndihmojë kuqezinjve për kualifikim në Euro 2024.

Sipas informacioneve të 4-4-2.ch, brenda FShF-së është rritur bindja se Xhaka ka qenë pjesë e rëndësishme e skuadrës në të kaluarën dhe se do të përdorte përvojën e tij për të bërë hapin e madh drejt Kampionatit Evropian.

Xhaka është prioritet kryesor i FSHF-së dhe është pikërisht presidenti Armand Duka që ka marrë përsipër punën për ta rikthyer Taulantin me fanellën kuqezi.

32-vjeçari për herë të fundit fanellën e Kombëtares së Shqipërisë e kishte veshur më 7 shtator të vitit 2019 kur luajti 17 minuta në humbjen 4-1 ndaj Francës, derisa tre ditë më vonë ishte në bankën rezervë në fitoren 4-2 ndaj Islandës. Xhaka ka zhvilluar 30 ndeshje me Shqipërinë.

/Shqip.com