Sport Ndërkombëtar

FSHF e mohon zëvendësimin e Rejës: Spekulim i pabazë

Selektori i Kombëtares Shqiptare, Edoardo Reja

Federata shqiptare e Futbollit ka dal me një reagim, pas raportimeve se Luigi Di Biaggion do të jetë trajneri i ri i kombëtares.

Përmes një njoftimi zyrtarë FSHF ka bërë të ditur se ata ende kanë besim në trajnerin tanishëm Edoardo Reja.

“Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të informojë dhe sqarojë të gjithë opinionin publik e mediat se zërat që kanë qarkulluar orët e fundit në lidhje me një marrëveshje të mundshme me Luigi Di Biaggion për drejtimin e Shqipërisë janë totalisht të pavërteta dhe një spekulim i pabazë. Kombëtarja shqiptare e futbollit ka në drejtimin e saj trajnerin Edoardo Reja, i cili është ende nën kontratë e vazhdon punën e tij”, thuhet në njoftim.

Reja morri drejtimin e Shqipërisë në vitin 2019 dhe ka kontratë me “Kuq e zinjtë” deri në dhjetor të këtij viti.

Italiani ka qenë në krye të Shqipërisë për 34 ndeshje, por dështimi i fundit në Ligën e Kombeve ka bërë që e ardhmja e tij të jetë e mjegullt.

Shqipëria përfundoi e treta në grupin 2 të ligës B, me vetëm dy pikë të grumbulluara.

Ata e mbyllën kampanjën pa asnjë fitore e me dy humbje.

Shqipëria më nëntë tetor do të mësoj kundërshtarët për Kampionatit Europian 2024, pasi shorti hidhet në Frankfurt./Shqip.com