Lajme

Fshati i ‘të moshuarve’ në Gjirokastër me vetëm 60 banorë

Fshati Andon Poçi ka mbetur pa fëmijë e pa të rinj ndërsa, banorët e vetëm të fshatit janë të moshuar.

Siç raporton Abcneës.al edhe shkolla fillore në këtë fshat tashmë i ka dyert e mbyllura për shkak se nuk kanë për kënd të hapen.

Shumë prindër  zgjodhën të emigronin, si një mundësi më e mirë për ta dhe ekonominë e familjes.

“Ka pasur shumë, me shkollë me kopsht. S’ka fëmijë. Asnjë i ri nuk është në fshat. Nga Greqia deri në Australi. Ku nuk janë. U bënë si zogjtë e pulat, sa u rritën ikën”, tha një banor i këtij fshati.

Personat me të rinj në atë fshat sipas një 80-vjeçari janë tashmë 60 vjet.

“Bosh se kanë ikur. Pleqtë rrime në shtëpi. Çdo bëjmë ne në rrugë. 20 30 vjet. Unë jam 80 vjeçe. Kur na iku fëmijë, kisha 5 nipër i rrita, kur i kujtoj më vjen për të qarë. Të rinj 60 vjeç. Ska të rinj. Të rinjtë kanë ikur. S’kanë punë. Ja neve vetëm jemi. Pleq e plaka. Ka pasur shumë, me shkollë me kopsht. S’ka fëmijë”.

Ai thotë se emigrimi është bërë për shkaqe ekonomike.

“Nëpër Greqi, gjermani, Zvicër. Se s’ka punë. ku të punojnë, duan të hanë. Unë kam tre çuna tre nuse jam vetëm. Tani u shkretua. Nuk sheh ditën njeri jo natën. Vijnë çunat më shohin mua po c’të bëjnë këtu, duan punë, duan të hanë. Këtu s’ka. Të bëjë një punë. Tokat janë djerrë për shkak se nuk ka kush të punojë. Janë detyruar t’i lënë me qira. kush ti punojë. Kam 18 dynym. Janë pa punuar. I kemi dhënë me qira. Po dhe ata do zhduken. Punoj dot unë jam 80 vjeç.”

Dikur në këtë fshat jetonin 500 banorë, ndërsa sot kanë mbetur vetëm 60 të moshuar

/Shqip.com