Art Jetese

Frutat dhe perimet që duhet të hani gjatë këtij muaji

asian local woman buy vegetables and fruits in supermarket. young chinese lady holding green leaf vegetable and picking choosing green onion on cold open refrigerator. elegant female grocery shopping

Periudha e pas festave duhet të konsiderohet si një periudhë rizgjimi për organizmin.

Ashtu si përcaktojmë synimet për vitin e ri, duhet të vendosim disa objektiva edhe për organizmin tonë. Dhe për ta arritur këtë , duhet të përcaktojmë një regjim ushqimor të balancuar.

Më poshtë gjeni disa nga frutat që duhet të konsumoni gjatë janarit.

Preshi

Preshi është një perime tipike dimërore, i pasur me vitaminë C, hekur dhe fibra. Njihet për vetitë e tij diuretike, laksative dhe anti-septike. Të gjitha këto e bëjnë ushqimin ideal për të luftuar anemitë e ndryshme, infeksionin urinar , bronkitin, gurët në veshka dhe për të ulur nivelin kolesterolin e keq në gjak.

Rrepat

Në këtë periudhë mund të gjeni rrepa më të shijshme dhe të freskëta. Janë të pasura me vitaminë C, fosfor, fibra, vitaminë B6, kalcium, magnez dhe potas. Që të ruani të gjitha vlerat e saj ushqyese , këshillohet që rrepa të hahet e pagatuar.

Kivi

Kivi është i pasur më fibra dietike dhe është një zgjedhje shumë e shëndetshme për diabetikët pasi ndihmon në kontrollin e nivelit të sheqerit. Është i njohur si një furnizues i shkëlqyer i vitaminave C dhe K. Është i dobishëm në parandalimin e kollitjes, astmës dhe problemeve me jashtëqitjen (konstipacionin).

Mandarina

Konsumi i rregullt i mandarinës rregullon qarkullimin e gjakut, përmirëson funksionimin e zemrës, ul nivelin e kolesterolit të keq dhe shërben si një antioksidant i fuqishëm për organizmin. Vlen të ritheksojmë që mandarinat përmbajnë vitamina A dhe C, magnez, kalcium, kalium dhe fibra dietike.

/Shqip.com