Sport Ndërkombëtar

Freiburg eliminon Bayern Munich

Freiburg ka shënuar fitore ndaj Bayern Munich si mysafir me rezultat 2-1 në kuadër të Kupës së Gjermanisë edhe është kualifikuar në gjysmëfinale.

Bavarezët e nisën shumë mirë takimin, duke rrezikuar që në start, me Leroy Sane, që ishte afër golit.

Por në minutën e 19-të, u zhbllokua ndeshja, me Joshua Kimmich që asistoi te Dayot Upamecano që shënoi për 1-0.

Në minutën e 27-të, Freiburg arriti të barazojë rezultatin me Nicolas Hofler që shënoi për 1-1.

Bavarezët kanë pasur raste që të shënojnë para pjesës së parë me Thomas Muller, por në të dyja rastet nuk ishte i saktë.

Pjesa e dytë ishte më e qetë për nga rastet, por që mysafirët ishin ata që shënuan fitore.

Një goli i Lucas Holer në kohën shtesë bëri që Freiburg ta fitojë ndeshjen dhe të kalojë në gjysmëfinale.

/Shqip.com