Sport Shqiptar

Frashëri: Asnjë skuadër shqiptare nuk do të bënte më shumë

Portieri i Ballkanit, Stivi Frashëri, ka folur pas humbjes së Ballkanit nga Slavia Prague, por gjithsesi ka lëvduar skuadrën për parqitjet në Evropë.

“Të themi të drejtën, Slavia ishte kundërshtari më i fortë i grupit. Me dy rivalët e tjetër jemi përballur më mirë, i kemi marrë pikë, por me Slavian e kishim më të vështirë, sepse ata janë të fortë fizikisht dhe shumë të mirë teknikisht, na e bënë më të vështirë”, ka thënë gardiani i skuadrës kampione të Kosovës.

Frashëri thekson se Ballkani vetëm ka fituar nga kjo përvojë e bukur në Conference League.

“Të jemi realistë, besoj që Ballkani vetëm ka fituar edhe në ndeshjet që i kemi humbur. Kemi fituar përvojë. Asnjë ekip i vendit tonë, në Kosovë apo Shqipëri, nuk do të mund të arrinte më shumë.

Shpresoj që t’i kemi bërë krenarë të gjithë shqiptarët, në fund të fundit, jemi një vend i vogël dhe kaq janë mundësitë”, është shprehur Frashëri.

/Shqip.com