Sport Ndërkombëtar

Frankfurt – Rangers, formacionet zyrtare

Pritja ka përfunduar më në fund pasi Eintracht Frankfurt përballet me Rangers sonte në finalen e Europa League në Seville.

Ka qenë një ecuri mahnitëse nga pala skoceze, duke eliminuar Borussia Dortumindin, Yllin e Kuq e Beogradit, Braga dhe RB Leipzig në rrugën e tyre drejt një finaleje të parë evropiane për 14 vjet.

Frankfurt është në kërkim të trofeut të dytë evropian, pasi ka fituar Kupën UEFA në vitin 1980.

Skuadrat kanë publikuar formacionet zyrtare për finalen e madhe.

Formacioni i Frankfurtit: Trapp, Toure, Tuta, N’Dicka, Knauff, Sow, Rode, Kostic, Lindstrom, Kamada, Borre.

Formacioni i Rangers: McGregor, Tavernier, Goldson, Bassey, Barisic, Lundstram, Jack, Kent, Aribo, Kamara, Wright.

Gjyqtari i caktuar për ndarjen e drejtësisë sonte, është slloveni Slavko Vincic. /Shqip.com