Sport Ndërkombëtar

Frank Lampard shkarkohet nga pozita e trajnerit në Everton

Trajneri Frank Lampard është shkarkuar nga pozita e trajnerit të skuadra angleze Evrton.

Lajmi është zyrtarizuar nga mediat angleze, shkruan Shqip.com.

Deri te shkarkimi erdhi pas humbjes që ky ekip e pësoi të shtunën nga West Ham United me rezultat 3:2.

Lampard largohet nga “Goodison Park” duke fituar vetëm 12 nga 44 ndeshjet e tij në krye të klubit, me 23 humbje – duke e lënë atë me një përqindje fitoresh prej 27 përqind.

Evertoni pas 20 ndeshjeve renditet në vendin e 19-të me 15 pikë të grumbulluara.

Emri më favorit për ta zëvendësuar Lampard është Wayne Rooney.

Ky i fundit është aktualisht trajner te skuadra DC United, kurse më parë ka drejtuar ekipin anglez Derby County.

/Shqip.com