Lajme Botë

Francë, sulmohet me makinë banesa e kryetarit të bashkisë

Gjatë natës, sulmuesit në një makinë përplasën shtëpinë e kryetarit të periferisë së Parisit, L’Hay-les-Roses, thonë autoritetet.

Sulmi ndodhi në orën 01:30 (23:30 GMT), kur Vincent Jeanbrun ishte në zyrën e tij.

Gruaja dhe dy fëmijët e tij ishin në gjumë kur sulmuesit e panjohur u përplasën përmes portave dhe i vunë flakën makinës.

Kur gruaja dhe fëmijët e tij të vegjël tentuan të largoheshin, ata u goditën nga fishekzjarrët si pasojë e së cilës u plagosën gruaja dhe një nga fëmijët.

Ishte “një tentativë vrasjeje e një frikacaku të papërshkrueshëm”, tha kryebashkiaku Jeanbrun.

Policia ka nisur një hetim.

/Shqip.com