Lajme Botë

Franca shpëton 36 emigrantë nga Deti i Veriut

Foto: Reuters

Roja Bregdetare e Francës ka shpëtuar 36 persona pasi varka e tyre u përplas në brigjet veriore, thonë zyrtarët.

Një varkë patrullimi mori “njerëzit e mbytur me anije” në Detin e Veriut pranë Leffrinckoucke, afër kufirit belg, dhe i çoi në portin e Dunkirk të enjten në mëngjes.

Të shpëtuarit besohet se janë emigrantë që përpiqeshin të shkonin në Mbretërinë e Bashkuar, shkruan BBC, transmeton Shqip.com

Nëntorin e kaluar, 27 persona u mbytën në Kanalin Anglez pranë Calais pasi varka e tyre u fundos.

Organizata Ndërkombëtare për Migracionin thotë se kjo ishte humbja më e madhe e jetës në Kanal që kur filloi mbledhjen e të dhënave në vitin 2014.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, është zotuar se s’do të lërë “asnjë gur pa lëvizur” për të ndaluar bandat e trafikimit të qenieve njerëzore./SHQIP.com