Rozë

Romeo përmend kunatën në shtëpi, moderatorja reagon në rrjete sociale

Romeo i ka treguar Heidit se kur ka qenë i vogël u ka kërkuar prindërve të kishte edhe një motër, për shkak se ka vetëm dy vëllezër, binjakun e tij Donaldin dhe vëllain e vogël Marion.

Ai tregoi se këtë dëshirë ia ka plotësuar Donaldi, pasi partnerja e tij, moderatorja Bora Zemani nuk është vetë një kunatë për Romeon, por e konsideron atë motër.

Romeo: Shpresoj ta ketë mbaruar edhe Bora emisionin. Marrim Borën dhe Donin dhe ikim. Bëhemi një grupë i lezetshëm. Kam përshtypjen që do shkosh shumë mirë me Borën se është “funny”, super gocë. Unë e kam motër. Gjithë kohës i jam lutur mamit dhe babit të më bëjnë një motër, Doni më solli Borën në shtëpi pastaj. Realisht unë më shumë hapem me Borën sesa me Donaldin.

Këtë moment Bora e ka postuar në Instastory dhe ka shkruar për Romeon.

/Shqip.com