Franca qëndron me Kosovën për reformat e nevojshme drejt integrimit evropian
Publikuar:
(20.10.2021 13:00:25)

“Franca qëndron me Kosovën për të implementuar reformat e nevojshme për rrugën e integrimit evropian”.
Kështu është bërë e ditur në një postim në Twitter të Ambasadës së Francës në Kosovë.
Këto deklarime vijnë pasi Bashkimi Evropian ka dorëzuar Raportin e Progresit për Kosovën te liderët e Kosovës.
Raporti që ka gjetur shumë ngecje në Kosovë ndër tjera flet edhe për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë. Bëhet thirrje që Kosova të angazhohet në mënyrë më konstruktive në dialog dhe po ashtu të bëjë përpjekje për implementimin e gjitha marrëveshjeve të kaluara që janë nënshkruar. /Shqip.com