Sport Ndërkombëtar

Franca ndalet me barazim, por jo edhe Portugalia

Kylian Mbappe

Franca duket që ende nuk e ka harruar dështimin e saj në “Euro2020”. Kjo pasi francezët nuk mundën që të regjistrojnë më shumë se një barazim 1-1 në ndeshjen e zhvilluar sonte ndaj Bosnjës dhe Hercegovinës.

Golin e vetëm për ish-kampionët e botës e shënoi Antonie Griezmann, ndërsa për mysafirët shënoi sulmuesi i Interit, Edin Dzeko, transmeton Shqip.com.

E, në anën tjetër Portugalia shënoi fitore 2-1 ndaj Bosnjës dhe Hercegovinës. Lojtari i ndeshjës padyshim që ishte Cristiano Ronaldo që shënoi dy gola dhe ja dhuroi kombëtares së tij tre pikë.

Edhe pas këtyre gabimit të bërë sonte, Franca gjendet në pozitën e parë me tetë pikë në katër ndeshje të zhvilluara, kurse Portugalia numëron 10 pikë dhe është po ashtu lidere në grupin e tyre.

Në takimet tjera u shënuan këto rezultate:

Danimarka vs Skocia 2-0

Ishujt Faroe vs Israeli 0-4

Kazakistani vs Ukraina 2-2

Turqia vs Mali i Zi 2-2

Norvegjia vs Holanda 1-1

Rusia vs Kroacia 0-0

Slovenia vs Sllovakia 1-1

Malta vs Qipro 3-0 /Shqip.com