Sport Ndërkombëtar

Franca merr vendim për Mbappen, tërbohet futbollisti i njohur

Në moshën 24-vjeçare, Kylian Mbappe është bërë kapiteni i tretë më i ri në histori të Kombëtares së Francës, vendim të cilin e mori trajneri i “Gjelave”, Didier Deschamps dhe të cilin e zyrtarizoi federata gjatë ditës së sotme.

Kapiteni prej shumë kohësh Hugo Lloris njoftoi pas përfundimit të Kupës së Botës se nuk do të vishte më fanellën e Francës dhe roli i liderit të “Trengjyrëve” duhej t’i kalonte zëvendësit të tij, Raphael Varane, por ai gjithashtu shpejt vendosi që të mos luante më për francezët dhe trajneri Didier Deschamps duhej të gjente një lider të ri.

Siç raporton “L’Equipe”, Deschamps ishte në mëdyshje mes Antoine Griezmann dhe Kylian Mbappe dhe mbrëmë ai u tha lojtarëve se kishte vendosur për yllin e PSG.

“L’Equipe” gjithashtu raportoi se ylli i Atletico Madrid nuk e mori shumë mirë vendimin për të qenë zëvendës kapiten.

Griezmann është i zhgënjyer dhe i zemëruar për vendimin, sepse beson se duhet të kishte marrë shiritin e kapitenit për shkak të vjetërsisë në kombëtare, por edhe sepse ishte kapiten një herë kur luante titullar me Mbappe. Kjo ishte në shtator të vitit të kaluar në ndeshjen e Ligës së Kombeve kundër Danimarkës.

Griezmann është tetë vjet më i madh se Mbappe dhe ka 51 paraqitje më shumë se Mbappe (117-66), por Deschamps vendosi që Mbappe të ishte lider dhe do të debutojë me shiritin e kapitenit të premten në Paris në raundin e parë të kualifikuesve të Evropianit kundër Holandës.

Kapiteni më i ri i Francës në histori është Lloris i cili u bë kapiten në vitin 2010 në moshën 24-vjeçare dhe Mbappe do të dalë në fushë me shiritin e kapitenit rreth krahut në moshën 24 vjeçare, 3 muaj e 5 ditë.

Së bashku me Llorisin, kapiteni më i ri se Mbappe ishte legjendari Michel Platini, i cili drejtoi trengjyrëshit me një shirit rreth krahut në moshën 24 vjeçare, 2 muaj e 16 ditë.

/Shqip.com