Lajme

Franca kërkon ulje të tensioneve dhe mbështet propozimin e Borrell

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka reaguar në lidhje me mosarritjen e marrëveshjes për targat, mes Kosovës dhe Serbisë, pas takimit të së hënës.

Guerot, tha se Franca shpreh keqardhje për mungesën e një marrëveshjeje ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

“Ajo u bashkohet thirrjeve të Bashkimit Evropian për të shmangur çdo veprim të njëanshëm që mund të nxisë tensionet dhe u kërkon të dyja palëve, dhe në veçanti Kosovës, të pranojnë propozimin e kompromisit të formuluar nga Bashkimi Evropian”, tha ai.

Tutje, ai tha se shteti francez mbështet plotësisht ndërmjetësimin evropian, “i cili duhet të bëjë të mundur përparimin drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”.

Ai bënë thirrje që të dy palët të vazhdojnë diskutimet dhe të arrijnë marrëveshje.

/Shqip.com